Rajoni

Me pllaka parafine, tentohet të digjet makina e konsullatës shqiptare në Selanik, flakët u pikasën nga një kalimtar

FOTO
Të njëjtat media, shtojnë më tej se autori, ende i paidentifikuar, vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.
Featured image of article: Me pllaka parafine, tentohet të digjet makina e konsullatës shqiptare në Selanik, flakët u pikasën nga një kalimtar Pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

GREQI– Makina e konsullatës shqiptare është tentuar të digjet mbrëmjen e sotme. Ngjarja është raportuar nga mediat vendase, të cilat shkruajnë se në Sleanik, një person i panjohur, është afruar pranë makinës së konsuallatës shqiptare dhe i ka vënë flakën.

Të njëjtat media, shtojnë më tej se autori, ende i paidentifikuar, vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Flakët u vunë re nga një kalimtar, i cili lajmëroi policinë. Policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen. Një ditë më parë, konsullata u vizitua edhe nga zv.ministri i MEPJ zoti Agron Tare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment