Aktualitet

Me pistoleta prej ari/ Ky është shqiptari që drejton grupin famëkeq në Koridhalo (FOTO)

Nga mediat e huaja është mësuar se pistoleta prej ari, jelekë të anti-plumb dhe një T-shirt me stil mafioz janë vetëm disa prej fotove të ngarkuara në faqet e tyre personale në rrjetet sociale nga pjesëtarët e grupit të shantazhit.
Featured image of article: Me pistoleta prej ari/ Ky është shqiptari që drejton grupin famëkeq në Koridhalo (FOTO)

GREQI–  Një shtetas shqiptar, drejtues i grupit famëkeq të gjobave ndaj biznesit në Koridhalo të Greqisë është vënë nën pranga pas një operacioni të madh nga Prokuroria pasi dyshohet se mori pjesë në një qark të madh të tregtarëve të drogës.

Ndërkohë në mediat e huaja  janë bërë virale disa fotot të shqiptarit i cili mban në duar një  pistoletë prej ari.

Gjithashtu nga mediat e huaja është mësuar se pistoleta prej ari, jelekë të anti-plumb dhe një T-shirt me stil mafioz janë vetëm disa prej fotove të ngarkuara në faqet e tyre personale në rrjetet sociale nga pjesëtarët e grupit të shantazhit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu ky udhëheqës i dyshuar i organizatës kriminale fotografohej shpesh herë me armë, duke dërguar kështu mesazhe për rivalët e brendshëm, megjithatë ekziston një tjetër foto interesante në të cilën është paraqitur krimineli shqiptar, i cili mori pjesë në një përplasje me armë me policinë ku mbeti i vrarë një person.

Burimi: policenet.gr

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment