Showbiz

“Më përzihet sa herë dëgjoj këngët e tij”/ Aktorja thumbon Ledri Vulen: Pikërisht në pjesën time të preferuar e prish…

Erza paska mendim tjetër dhe këtë nuk ka ngurruar ta shprehë hapur.
Featured image of article: “Më përzihet sa herë dëgjoj këngët e tij”/ Aktorja thumbon Ledri Vulen: Pikërisht në pjesën time të preferuar e prish… Erza Ramuka dhe Ledri Vula

TIRANË -Aktorja Erza Ramuka ka thumbuar reperin Ledri Vula duke u shprehur se kur dëgjon këngët e tij asaj i përzihet.

Ndonëse Ledri është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në tregun muzikor dhe ka mijëra klikime në këngët e tij, Erza paska mendim tjetër dhe këtë nuk ka ngurruar ta shprehë hapur.

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA aktorja ka treguar dhe arsyjet pse shumë artistë nuk i pëlqejnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më përzihet sa herë dëgjoj këngët e tij sepse nuk ia kuptoj stilin. Sapo fillon këndon bukur, pikërisht në pjesën time të preferuar e prish. Jo vetëm Ledri, por edhe shumë artistë të tjerë’ thotë aktorja e serialit ‘O Sa Mirë’.

(d.k/dosja.al)

Shto Koment