Showbiz

“Më përdhunuan 12 vjeç”/ Ish-e dashura e Gabriel Garkos trondit audiencën me rrëfimin që bën: Shpresoj që ai të mos ketë lënduar vajza të tjera si unë

VIDEO
Gjithashtu aktorja pranon se ka bërë një faj të madh që nuk e ka denoncuar abuzuesin pasi mund të ketë lënduar edhe shumë vajza të tjera.
Featured image of article: “Më përdhunuan 12 vjeç”/ Ish-e dashura e Gabriel Garkos trondit audiencën me rrëfimin që bën: Shpresoj që ai të mos ketë lënduar vajza të tjera si unë Adua Del Vesco

ITALI- Aktorja italiane, Adua Del Vasco, ish-e dashura e Gabriel Garkos, së fundmi ka bërë një rrëfim tepër tronditës në “Grande Fratelo Vip”, ku tregoi se në moshën 12-vjeçare ishte përdhunuar nga një person që njihte.

Ajo ka thënë se këtë histori tronditëse e ka mbajtur brenda vetes për 8 vite me rradhë. Gjithashtu aktorja, pranon se ka bërë një faj të madh që nuk e ka denoncuar abuzuesin, pasi mund të ketë lënduar edhe shumë vajza të tjera.

“Unë isha 12 vjeç, nuk duhet të kisha vuajtur atë që kalova dhe sytë e mi nuk duhet të kishin parë atë që pashë. Kujtimet e mia ndonjëherë janë paksa të turbullta, sepse mendja ime përpiqet të fshihet. Përbindësh ? Ai ishte një person që e njihja dhe që më dha një udhëtim ose makinë. Unë me naivitet u pranova pa menduar për keq sepse isha thjesht një vajzë e vogël, nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të ndodhte ajo që ndodhi. Vetëm dy-tre vjet më parë fola për këtë me nënën time, për tetë vjet nuk i kisha thënë askujt. Nuk doja ta lëndoja nënën time sepse e di që ajo po e vuan shumë. Personin në fjalë nuk e kam raportuar dhe kam bërë një gabim të madh sepse këto gjëra duhet të raportohen dhe gjithashtu kam një ndjenjë të madhe faji, sepse shpresoj që ky person të mos ketë lënduar vajza të tjera si unë …” deklaroi ish-e dashura e Gabriel Garkos.


Adua më parë ka qenë e lidhur me aktorin Gabriel Garko për 3 vite nga 2015 deri në 2018. Ndërsa disa ditë më parë Gabriel Garko i drejtoi një letër Aduas ku i shprehu homoseksualitetin e tij.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment