Aktualitet

Me pëllumb të bardhë dhe portretin e Nënë Terezës në monedhë, Banka e Shqiqërisë kujton shenjtoren në mënyrë të veçantë

Në njoftimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, është treguar kjo monedhë detajet që e bëjnë më të veçantë të kësaj monedhe.
Featured image of article: Me pëllumb të bardhë dhe portretin e Nënë Terezës në monedhë, Banka e Shqiqërisë kujton shenjtoren në mënyrë të veçantë Monedha për Nënë Terezën

TIRANË- Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Banka e Shqipërisë ka rikujtuar edhe një herë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për një nga figurat më të shquara dhe të dashura për shqiptarët.

Në njoftimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, është treguar kjo monedhë detajet që e bëjnë më të veçantë të kësaj monedhe.

Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes, ngjyra e të cilit së bashku me atë të shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë.

POSTIMI I PLOTË

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Sot, përmes monedhës përkujtimore kushtuar “Nënë Terezës”, përkujtojmë shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje katolike. Në sajë të përkushtimit dhe dashurisë së pakufishme që ajo diti t’u dhurojë komuniteteve në nevojë, Nënë Tereza mbetet një nga gratë më të admiruara në botë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”, mbetet një nga shprehjet më frymëzuese të gruas, e cila në vitin 1979, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.

Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota. 5 shtatori shënon Ditën e Shenjtores shqiptare, Shën Tereza e Kalkutës.

Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës. Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.

Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment