Sport

Me ose pa Covid, Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokio në 2021

Lojërat Olimpike fillimisht ishin planifikuar të fillonin në korrik të këtij viti, por u shtynë për shkak të frikës nga Covid-19. Më herët IOC ka deklaruar se ata nuk do t'i vonojnë Lojërat më shumë se në 2021.
Featured image of article: Me ose pa Covid, Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokio në 2021 Foto ilustruese

TOKIO–Lojërat Olimpike që u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me ose pa Covid”, ka deklaruar nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

John Coates konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se Lojërat Olimpike do të fillojnë në 23 korrik të vitit të ardhshëm, duke i quajtur “Lojërat që pushtuan Covid”.

Kujtojmë se Lojërat Olimpike fillimisht ishin planifikuar të fillonin në korrik të këtij viti, por u shtynë për shkak të frikës nga Covid-19. Më herët IOC ka deklaruar se ata nuk do t’i vonojnë Lojërat më shumë se në 2021.

“Lojërat do të ishin tema e tyre, Lojërat e Rindërtimit pas shkatërrimit të tsunamit.” ka thënë Z. Coates për AFP, duke iu referuar tërmetit katastrofik të 2011 dhe cunamit në Japoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Tani këto do të jenë Lojërat që pushtuan Covid, drita në fund të tunelit.”- ka shtuar ai.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokyo 2020 Toshiro Muto tha se ishte e mundur që Lojërat të mbaheshin për një audiencë të “kufizuar”, por theksoi se ata donin të shmangnin mundësinë e zhvillimit të Lojërave Olimpike pa spektatorë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment