Showbiz

Me nusen e përlotur, Mesut Ozil merr bekimet e Erdoganit në një dasmë madhështore në Stamboll (FOTO+VD)

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil kurorëzoi dashurinë me aktoren e njohur, bukuroshen Amine në Stamboll ku si dëshmitar të dasmës së tyre kishin dhe presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

TURQI, Stamboll – Në një dasmë sa madhështore aq edhe tradicionale, Mesut Ozil dhe Amine morën bekimet e presidentit turk, Erdogan gjatë kurorëzimit të dashurisë, të cilin e kishte zgjedhur si dëshmitar që kur vendosi të martohej. Me lot në sy teksa është kryer riti i marrjes së nuses,  Mesut dhe Amine i kanë dhënë fund beqarisë.

Ashtu siç pritej, dasma mori gjithë vëmendjen, me dy personazhë mjaft të pëlqyer për publikun turk, të cilët kishin paralajmëruar të kryenin tre dasma, në tre vende të ndryshme. Dasma e parë u organizua në Stamboll, dhe video në të cilën çifti presin tortën është në qendër të medias rozë.

E veshur me një fustan saten, bust me rripa të hollë dhe me vellon që i mbuonte fytyrën, Amina ka përcjellë pamjen e një nuseje të ëmbël, fine e pak tradicionale. Ndërsa ylli i Arsenalit, Mesut Ozil me një kostum të zi, tipikun e një dhëndri ka shkëlqyer përkrah bashkëshortes së tij.

Mes miqsh, një video nga momenti i prerjes së tortës, duket Mesut që mban për beli bukuroshen dhe së bashku kryejnë ritin e njohur të dasmës.


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment