Aktualitet

Me një makinë që vëzhgonte rrugën, kapen tre grekët në kufi me Shqipërinë, kishin fshehur më shumë se 116 kg hashash

Ata u përpoqën t’i shpëtonin kontrollit teksa një tjetër automjet vëzhgonte rrugën, por policia i pikasi.
Featured image of article: Me një makinë që vëzhgonte rrugën, kapen tre grekët në kufi me Shqipërinë, kishin fshehur më shumë se 116 kg hashash Droga në makinë

SHQIPËRI– Tre shtetas grekë kanë rënë në pranga pasi janë kapur me lëngë narkotike në kufi me Shqipërinë. Tre të rinjtë kishin fshehur në njërin prej automjeteve me të cilin udhëtonin 36 pako me 116 kg 100 gram kanabis.

Ata u përpoqën t’i shpëtonin kontrollit teksa një tjetër automjet vëzhgonte rrugën, por policia i pikasi.

Policia bën me dije se tre grekët e arrestuar janë të moshës 34, 36 dhe 51-vjec. Pas arrestimit të tyre u krye edhe kontrolli në banesa teksa u sekuestrua edhe 285 gram kanabis të tjerë.

Në banesa policia gjeti edhe  1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment