Showbiz

“Më nguli thikën”, Visjan Ukcenaj tregon për herë të parë ngjarjen e rëndë në teatër: Ishte salla plot

Visjan Ukcenaj ka treguar një incident që i ka ndodhur gjatë provave që po bënin në teatër.
Featured image of article: “Më nguli thikën”, Visjan Ukcenaj tregon për herë të parë ngjarjen e rëndë në teatër: Ishte salla plot Visjan Ukcenaj

TIRANË– Aktori Visjan Ukcenaj ka rrëfyer për herë të parë një ngjarje të rëndë ku ka mbetur i plagosur me thikë. Aktori i “Duplex” tregon se gjithçka ka ndodhur në vitin 2013 dhe se ka plagosur një kolegu i tij.

I ftuar në barin e “Thumb”, Ukcenaj u shpreh se ai mbeti i plagosur pasi shoku i tij ishte emosionuar dhe ja kishte ngulur vërtet thikën ndërkohë që duhet të ishte thjesht një skenë. Fatmirësisht aktori kishte shkruar të mjekohej dhe ka shpëtuar pavarësisht se i ka mbetur shenjë.

Mua më kanë plagosur në 2013, me thikë në teatër. Kam dhe një shenjë. Kemi qenë në prova gjenerale, ka qenë salla pothuajse plot, kemi pasur një shfaqje komedi të zezë. Dhe personazhi në fund i hidhej për t’u vetëvrarë personazhit tjetër, sepse ai rrinte me një thikë po s’donte ta vriste se kishte frikë. Skena e fundit është që i hidhesha atij, po ai duhet ta ulte dorën kur t’i hidhesha.

Ai u tremb dhe kur ju hodha, e ngriti pak dorën. Dhe unë ndjeva një pickim, por vazhdova se kisha një monolog për të bërë edhe ndieja një gjë të ftohtë. Dhe vazhdova, vetëm kur shikoj një gropë këtu në mish.

E vazhdova, zgjati monologu 2 minuta, por s’dukej se kisha një kanatjere dhe një këmishë shumë të trashë sipër. Sa mbaroj monologun, hap këmishën dhe shoh një njollë gjaku. Vrap ma bënë me cigare, ma mbuluan çik, ika e qepa dhe shpëtova,”– rrëfeu Ukcenaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment