Bota

Më në fund Wuhani i rikthehet normalitetit/ Javën tjetër vendi ku u shfaq pandemia e Covid-19 për herë të parë, hap shkollat për 1,4 milionë nxënës

Mediat,kanë raportuar se rreth 2.842 institucione arsimore në Wuhan do të hapin dyert për 1.4 milionë nxënës. Ndërkohë edhe pse dyert e shkollave do të hapen qeveria ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit.
Featured image of article: Më në fund Wuhani i rikthehet normalitetit/ Javën tjetër vendi ku u shfaq pandemia e Covid-19 për herë të parë, hap shkollat për 1,4 milionë nxënës Foto Ilustruese

KINË- Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë pandemia e Copvid-19, tashmë mesa duket po i rikthehet normalitetit.

Në Kinë, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 4,634 persona dhe 85,022 infektuan të tjerë, sakaq për muaj të tërë vendi qëndroi në izolim total. Por për fat të mirë, duket se Kina e ka fituar betejën më sëmundjen vdekjeprurëse pasi së fundmi autoritetet vendase kanë bërë të ditur se qyteti kinez i Wuhanit, më i godituri nga pandemia ka vendosur të rihapë të gjitha shkollat dhe kopshtet duke nisur nga kjo javë.

Mediat,kanë raportuar se rreth 2.842 institucione arsimore në Wuhan do të hapin dyert për 1.4 milionë nxënës. Ndërkohë edhe pse dyert e shkollave do të hapen qeveria ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Wuhani i është kthyer tashmë normalitetit që nga muaji prill pasi që prej datës 18 nuk ka raportuar asnjë rast të ri me COVID.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment