Sport

Më në fund vjen lajmi i mirë, nga 3 qershori rinis Kampionati shqiptar i futbollit

Në bazë të njoftimit që Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot, mësohet se edhe Kampionati shqiptar i futbollit do të lejohet të rinisë më datë 3 qershor
Featured image of article: Më në fund vjen lajmi i mirë, nga 3 qershori rinis Kampionati shqiptar i futbollit Foto ilustruese

TIRANË– Kampionati shqiptar i futbollit do të rinisë më 3 qershor. Federata Shqiptare e Futbollit kishte javë që priste një konfirmim dhe më në fund ka ardhur.

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë, duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit me dyer të mbyllura (pa tifozë).

Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.“- ka thënë ministrja Ogerta Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ministria apo Federata Shqiptare e Futbollit, nëse ky urdhër vlen edhe për ligat e ulëta të futbollit shqiptar.

M.P/Dosja.al

Shto Koment