Showbiz

Më në fund lajme të mira për Kylie Jenner! Mund të rikthehet me Travis Scott, reperi amerikan jep dritën jeshile: Gjërat do jenë si më parë

Kylie Jenner dhe Travis Scott mund te rikthehen sërish bashkë dhe këtë e ka deklaruar vetë reperi.
Featured image of article: Më në fund lajme të mira për Kylie Jenner! Mund të rikthehet me Travis Scott, reperi amerikan jep dritën jeshile: Gjërat do jenë si më parë Kylie Jenner-Travis Scott
Përditësuar:

AMERIKE- Gjërat ndryshuan mes Kylie Jenner dhe Travis Scott pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Stormi.

Ata vendosën që të bënin një pauzë në marrëdhënien e tyre megjithëse duhej të shiheshin së bashku për shkak të vajzës.

Mirëpo thuhet se dyshja është drejt bashkimit dhe këtë ka treguar edhe vetë Travis në një rrëfim për “Us Weekly”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kylie Jenner , Travis Scott

Reperi ka lënë të kuptohet se janë në rrugë të mirë dhe me shumë gjasa do të kthehen si më parë.

Travis mendon se ka shanse për të fituar sërish zemrën e mamasë së vajzës së tij dhe ne besojmë se kjo është gjëja që i duhet Kylie-t për momentin pasi po përballet me akuza mashtrimi nga revista Forbes.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment