Showbiz

“Më në fund e shporrëm komunizmin”/ Elton Deda zbulon sekrete nga karriera e tij, vështirësitë që ka hasur

Gjatë bisedës në studio, Deda tha se është shumë i zhgënjyer nga muzika shqiptare, pasi në ditët e sotme sipas tij është tregu që ndikon muzikën dhe jo e anasjellta.
Featured image of article: “Më në fund e shporrëm komunizmin”/ Elton Deda zbulon sekrete nga karriera e tij, vështirësitë që ka hasur Elton Deda ne "Kendo kengen time"

TIRANË- Kantautori Elton Deda ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Këndo këngën time” në vizion plus. Gjatë bisedës në studio, Deda tha se është shumë i zhgënjyer nga muzika shqiptare, pasi në ditët e sotme sipas tij është tregu që ndikon muzikën dhe jo e anasjellta. ‘Në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet. Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë dhe reagojmë me shumë vonesë ndaj edhe kthesën tha i madhi Jovan Bregu e bëjmë me vonesë. Ideja është që çorapin në tregun tonë , në tregun shqiptar flas është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000. Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot. Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët “Unë të du, ti s’më do, unë të du ti s’më do, pse s’më do…” . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra’, tha Elton Deda.

Gjithashtu Deda ka zbuluar edhe detaje nga mënyra se si i zhvillonin provat tek Kombinati i Autotraktorëve. “Në atë kohë ne nuk pretendonim shumë sepse mungonte baza materiale i themi ne. Nuk kishte kitara, nuk kishte bateri, nuk kishte tastiera ishte një varfëri sa kishim dal nga komunizmi, nuk kishte asnjë gjë. Unë mbaj mend që për të bërë një koncertin tim recital, jam detyruar të shkojë në kombinatin e autotraktorëve. Aty kishte një sallë e cila kishte vegla dhe ne shkonim me autobus ditë për ditë të bënim prova. Fatmiri një burrë shumë simpatik dhe shumë xhanan më tha mua: “Elton unë do ju lejë që ju të bëni prova, por ju duhet të këndoni për punëtorët e kombinatit të autotraktorëve. Ky ishte kushti! Po i dashur i thashë unë, bëmë provat dhe është bërë edhe dokumentari për filmin Tingulli i Zjarrtë. Unë bashkë me grupin më një palë pantallona të bardha kauboj, jam i hipur mbi një karro e cila na shëtiste dhe na çoi në një vend për të bërë koncertin. Aty na prisnin 60 torno, 40 freza dhe një grup i madh punëtorësh që vërtet ishin të varfër po kanë pasur një super shpirt dhe një zemër aq të bardhë sepse zemra e tyre ishte vetëm thirrje “ Hej shyqyr më në fund e shporrëm komunizmin, ja ku jemi tani çfarë do bëjmë”, -ka përfunduar Eltoni.. marrë nga Vizion Plus

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.S. Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment