Bota

“Më në fund do të jem në gjendje të shkoj te berberi “Johnson flet për rihapjen e pandemisë: Do të shkoj në pi një birrë në lokal kur të heqim masat anti-Covid  

Në një deklararatë, ai ka thënë se pas disa ditësh do të jetë në gjendje të shkojë te berberi që të pres flokët, si dhe do të lëviz në rrugë i lirshëm
Featured image of article: “Më në fund do të jem në gjendje të shkoj te berberi “Johnson flet për rihapjen e pandemisë: Do të shkoj në pi një birrë në lokal kur të heqim masat anti-Covid   Boris Johnson

ANGLI- Mbretëria e Bashkuar pritet të heqë masat anti-Covid shumë shpejt. The Guardian shkruan se për këtë është treguar entuzgjast dhe i gëzuar edhe Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson. Në një deklararatë, ai ka thënë se pas disa ditësh do të jetë në gjendje të shkojë te berberi që të pres flokët, si dhe do të lëvizë në rrugë i lirshëm. Johnson është shprehur se sa të lirohen masat anti-Covid dhe të hapen lokalet do të shkojë të pijë një birrë.

“Pas vetëm disa ditësh, më në fund do të jem në gjendje të shkoj te berberët. Por më e rëndësishme se kaq, unë do të jem në gjendje të lwzivw në rrugë si dhe do të pi një birrë në lokal, “tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 4,325,315 persona me Covid, ndërsa 126,515 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment