Aktualitet

“Më në fund diçka po lëviz”/ Artan Hoxha reagon për arrestimin e Eldi Dizdarit: Pjesë e kartelit të drogës është edhe trafikanti shqiptar që ndodhet në Ekuador (EMRI)

Artan Hoxha reagon për arrestimin e Eldi Dizdari. Ai shprehet se më në fund diçka po lëviz në luftën kundër drogës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Hoxha tregon se pjesë e këtij grupi kriminal është edhe  Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Kuitos në Ekuador. 
Featured image of article: “Më në fund diçka po lëviz”/ Artan Hoxha reagon për arrestimin e Eldi Dizdarit: Pjesë e kartelit të drogës është edhe trafikanti shqiptar që ndodhet në Ekuador (EMRI) Artan Hoxha dhe Eldi Dizdari

TIRANË– “Më në fund diçka po lëviz”, kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha për operacionin “Los Blancos”, ku u arrestuar edhe Eldi Dizdari. Në një postim në Facebook, gazetari  ndër të tjera shprehet se pjesë e këtij grupi kriminal është edhe  Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Kuitos në Ekuador. 

Postimi i plotë:

ME NE FUND DIÇKA PO LEVIZ… Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..
Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…
Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai… Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi(Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi. Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.
Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.
Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader “te grupit te strukturuar kriminal”, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.
Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te.
20 personat e arrestuar janë kapur respektivisht, në Itali 5 te arrestuar, në Holandë 2 te arrestuar, në Gjermani 2 te arrestuar, në Greqi 2 te arrestuar, në Rumani dhe në Spanjë nga 1 te arrestuar, në Shqiperi 5 te arrestuar dhe 1 i arrestuar në Dubai. Ky aksion pason arrestimet e meparshme te 84 anëtarëve të kesaj organizate kriminale, në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.
Gjate hetimit jane sekuestruar 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment