Showbiz

“Më ndihmojnë të shoh jetën pozitivisht”, reperja Tayna zbulon dy gjërat që mban gjithmonë me vete

Bëhet fjalë për bllokun e mirënjohjeve dhe ditarin përsonal. Reperja shkruan se në bllokun e mirënjohjeve shkruan çdo ditë gjithçka për të cilën është mirënjohëse.
Featured image of article: “Më ndihmojnë të shoh jetën pozitivisht”, reperja Tayna zbulon dy gjërat që mban gjithmonë me vete Reperja Tayna

Përmes një postimi në Instagram reperja Tayna ka emocionuar ndjekësit teksa ka zbuluar dy gjërat që mban gjithmonë me vete. Bëhet fjalë për bllokun e mirënjohjeve dhe ditarin përsonal. Reperja shkruan se në bllokun e mirënjohjeve shkruan çdo ditë gjithçka për të cilën është mirënjohëse. “Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falenderues/e në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë”, ka shkruar reperja.

Ndërkohë në ditarin personal, Tayan bën me dije se shkruan rreth përditshmërisë së saj dhe shumë gjëra të tjera. “Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes”, ka thënë Tayna.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment