LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Më munde Enver”/ Sot e martuar me nipin e tij, Rezarta Shkurta i kërkon falje ish-diktatorit Hoxha përmes letrës së dj

31 Gusht 2020, 17:58 Nga DOSJA
“Më munde Enver”/ Sot e martuar me nipin e tij, Rezarta Shkurta

TIRANË– Rezarta Shkurta, këngëtarja dhe bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një letër, përmes të cilës, dikush i kërkon falje Enver Hoxhës. Përmesa disa statuseve në Instatory, shihet që Shkurta ka publikuar një letër të shkruar nga një person me emrin Amarildo Pregapuca, i cili kërkon rikthimin e diktatorit dhe kërkon falje që dikush e ka harruar.

Sot që është bërë prind, djali i kërkon falje Enverit, sepse Shqipëria që diktatori la pas nuk u bë më e mirë, më e bukur, më e jetueshme se sa ajo që ishte në ato vite, sipas autorit të letrës. “Kaq kisha,”- shkruan Rezarta krah letrës, duke dashur të tregojë se mbështet mendimin e tij dhe se edhe ajo do ta donte kthimin e Hoxhës.

Letra që Rezarta Shkurta postoi në Instastory:

“Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë, i lirë të blinte një makinë, i lirë të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët. I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte, i lirë të shikoja më shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash. Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona, Por, u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë, jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë. E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën. E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem, më duhen para; para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime.

Më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua. Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhëmbë të deformuar betoni. Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët lozin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg nga aty. Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’I kemi pasur këto organizata. Por, as problemet. Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin im, sikur na ironizon dhe më dhemb më shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme si ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë. Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda… Thjesht pra ka ardhur koha të them: Na fal Enver….”

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz enver hoxha ermal hoxha rezarta shkurta enver hoxha ermal hoxha rezarta shkurta

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni