Rajoni

“Më msheli mrena me zor”/ Flet gruaja që u abuzua nga ish-ministri: Më futi në dhomë, fiku dritën dhe…nisi të më fërkonte

VIDEO
Ajo thotë se pasi i ka vizituar vajzën, doktori ka dashur t’i tregojë pajisjet për shërimin e të bijës e cila qëndronte prej 17 ditësh në spital. Më tej gruaja shton se ai e ka kapur përdore e ka futur në dhomë dhe më pas ka fikur dritën.
Featured image of article: “Më msheli mrena me zor”/ Flet gruaja që u abuzua nga ish-ministri: Më futi në dhomë, fiku dritën dhe…nisi të më fërkonte E abuzuara

KOSOVË– 23-vjeçarja e cila është ngacmuar seksualisht nga ish-ministri i Shëndetësisë, së Kosovës Numan Baliq, është rrëfyer së fundmi për ‘Klan Kosovën’.

Ajo thotë se pasi i ka vizituar vajzën, doktori ka dashur t’i tregojë pajisjet për shërimin e të bijës e cila qëndronte prej 17 ditësh në spital. Më tej gruaja shton se ai e ka kapur përdore e ka futur në dhomë dhe më pas ka fikur dritën. Në intervistën për mediat kosovare viktima e abuzimit shprehet se Baliqi i ka thënë se po i mat pulsin ndërkohë ka nisur duke e prekur.

“Më kapi përdore dhe më msheli mrena me zor. E mshelli derën dhe ndali dritën. I thashë çele derën se thirra sigurimin. Siç isha shtrirë, tha po du me ta mat pulsin e zemrën dhe tensionit. Më kapte, duke me më ledhatu. E shtyva dhe e çela derën dhe ika”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual. Por këtë herë bëhet me dije se ky rast është parë në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ku dyshohet se ai ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.

Sipas mediave vendase është bërë me dije se këtë lajm e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ku tashmë me urdhër të prokurorisë, ish-ministri Baliqi është dërguar në ndalim 48 orësh.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment