LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më mori tek shtëpia dhe më nxorri…. tek zogu poshtë më tha”/ Babai i 5-vjeçares që u ngacmua seksualisht rrëfen m

7 Shtator 2020, 12:24 Nga DOSJA
“Më mori tek shtëpia dhe më nxorri…. tek zogu

TIRANË- Babai i 5-vjeçares në Berat, që u ngacmua seksualisht nga fqinji 48-vjeçar ka bërë një rrëfim tronditës në programin “Historia ime” në Tv Klan. Dy muaj më parë në Berat e mitura u gënjye nga 48-vjeçari me karamele duke hyrë në shtëpinë e tij pa e ditur se ajo ditë do të shndrrohej në traumën e jetës së saj. Me vështirësi babai i saj tregon në studion e Tv Klan se çfarë i tregoi e bija pas ngjarjes që ka tronditur të gjithë shoqërinë. Ai rrëfen se 48-vjeçari ka kryer veprimet të trupshme me vajzën e tij të mitur.

“Vajza më tha që është një llaf që nuk thuhet në faktikisht. Vajza më tha: ‘O babi ai kur më mori te shtëpia më tha mua më nxorri…. Më tha ta fuste te goja tha, te zogu poshtë më tha, mua më fuste gishtat. Unë po qaja po ulërisja”, kështu më tha vajza. Unë nuk e pranoja vetë, po kur ma tha me gojën e saj, biles atje ishte dhe një psikologe, edhe ajo u habit, se nuk e priste një gjë të tillë.”, rrëfeu i ati.

Abuzimi seksual u vërtetua edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore. Pas shoqërimit në polici, 48 vjeçari doli para gjykatës së  rrethit gjyqësor Berat, ku iu komunikua masa “Arrest me burg”. Babai i 5-vjeçares hoqi dorë nga vetëgjyqësia me shpresën se drejtësia nuk do të vonojë.

Por pas ngjarjes së rëndë ai është përballur jo vetëm me frikën e të bijës por edhe shoqërisë. Në studion e emisionit ai kërkon që të largohet nga Shqipëria, duke kërkuar azil në ndonjë shtet të botës.

“Të shpëtoj të ardhmen e së bijës që sot eshtë 5-vjeç”, është shprehur babai.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babai i 5-vjeçares së përdhunuar ngacimi i 5 vjeçares në berat babai i 5-vjeçares së përdhunuar ngacimi i 5 vjeçares në berat

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Shtator 2020, 12:05

FINIQ- 92-vjeçari Dhimitër Papa ka momentet e tmerrit, kur tre të rinjtë i hynë për në banesë për ta grabitur. Ai është shprehur se grabitësit fillimisht...

Aktualitet 7 Shtator 2020, 10:05

TIRANË– Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, aty ku u vetëflijuan Anisa dhe Zhaneta Josifi. Po kështu në këtë banesë, u gjet në gjendje të r...