Jete & Stil

Me mitrën të stampuar në fustan dhe moton ‘trupi im zgjedhja ime’, Gucci mbajti një sfilatë unike

Me sa duket sfilata e kësaj radhe për markën prestigjoze Gucci ka qenë një jehonë ndaj feminizmit.

ITALI, Milano – Stilisti Italian, Alessandro Michele i markës ndërkombëtare Gucci erdhi me një shfaqje tërësisht ndryshe duke tërhequr vëmendjen mediatike. Me një plan të mitrës në fustan për shfaqjen e tij  “Cruise 2020” në Milano ai mbështeti idenë që femrat të kenë liri në vendimarrje duke kundërshtuar në këtë mënyrë, ndalimin e abortit në Alabama.

Me anatominë e femrës të stampuar nëpër veshje të koleksionit të ri, Alessandro Michele solli një sfilatë unike.  Veshjet të punuara me dorë, me detaje qendismash kishin të shkruar edhe një slogan feminist të përdorur gjerësisht në vitet 70-ë: Trupi im, zgjedhja ime.

Në profilin publik në rrjete sociale, marka prestigjoze shkruan: “Gucci ka një angazhim të gjatë për gratë dhe vajzat duke financuar projekte anembanë botës për të mbështetur të drejtat seksuale dhe riprodhuese, shëndetin e nënës dhe lirinë e zgjedhjes individuale”.

 

View this post on Instagram

 

‘My Body My Choice’ is a feminist slogan from the 70s which appears on the reverse of this jacket seen before the #GucciCruise20 fashion show by @alessandro_michele. This piece echoes the Creative Director’s continuing vision of freedom, equality and self-expression. Since founding @chimeforchange in 2013—the global campaign that represents and advocates for gender equality—@gucci has a longstanding commitment to women and girls by funding projects around the world to support sexual and reproductive rights, maternal health, and the freedom of individual choice. Learn more about the global partners for sexual and family health rights the campaign is donating to in 2019, which can be found in @chimeforchange’s link in bio. @museiincomuneroma #AlessandroMichele #MuseiCapitolini

A post shared by Gucci (@gucci) on


Gucci ka një angazhim të vazhdueshëm për të financuar projekte për gratë në mbarë botën, për të mbështetur të drejtat seksuale dhe riprodhuese, shëndetin e nënës dhe lirinë e individit”.

Idetë krejtësisht të natyrshme, nuk kishin të mbaruar. Pompat e gjirit që përdoren nga femrat pas lindjes për të sjellë qumështin e nënës për beben, ishin një tjetër figurë e zgjedhur për t’u qendisur në fustanet Gucci.

Ligjshmëria e abortit ishte një motiv mbizotërues në shfaqje. Fjalët “Trupi im, zgjedhja ime” stolisnin disa rroba, dhe sipas stilistit, Michele frymëzimi erdhi nga ngjarjet e fundit.

“Kohët e fundit ajo që lexova në gazeta më bëri të mendoj për faktin se gratë duhet të respektohen. Ata duhet të jenë në gjendje të zgjedhin atë që duan dhe ndërprerja e një shtatëzanie nuk do të çrrënjosë mitrën”, – u shpreh Michele gjatë prezantimit të koleksionit të ri.

Gucci ka qenë një mbështetje e hershme e figurës së femrës, ku për vite me radhë në përmbajtje të sfilatave të mbajtura kanë qenë pjesë dhe fushatat sensibilizuese ndaj gruas, lirisë dhe barazisë.

Burimi: Jezebel

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment