Horoskopi

“Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara”, këto janë surprizat e horoskopit për sot

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.
Featured image of article: “Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara”, këto janë surprizat e horoskopit për sot Foto ilustruese

DASHI- Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin të shëndosha, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna që iu sheh “përmbys”.

DEMI- Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.

BINJAKËT- Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

GAFORRJA- Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë dhe të mos ju lenë të qetë. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

LUANI- Nëse konstatoni edhe ju se po kaloni një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Mërkur, Mars dhe Jupiter. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

VIRGJËRESHA- Forma fizike jo e mirë (ndoshta për shkak të ndonjë sëmundjeje të stinës) do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PESHORJA- Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

AKREPI- Përsëri protagoniste në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

SHIGJETARI- Pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.

BRICJAPI- Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.

UJORI- Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja lidhur me problemet e përbashkëta me dikë. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe Mërkurit që ju bëjnë më këmbëngulës.

PESHQIT- Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka që do të mundnit për të arritur një objektiv tuajin, por sot do t’i keni “duart e lidhura” nga një mori yjesh pengues. Duhet të prisni momente më të përshtatshme.

Shto Koment