Showbiz

“Më merrej fryma, më rrihte zemra fort…” Anxhela Peristeri tregon për periudhën më të keqe të jetës: Isha vetëm, më ka kapur paniku dy herë

VIDEO
Periudhën e karantinës Anxhela Peristeri e ka kaluar vetëm, sepse prindërit jetojnë në Tiranë në shtëpi tjetër, por ajo nuk shkonte t’i takonte. Madje, nuk dilte fare nga shtëpia, as për të hedhur plehrat.
Featured image of article: “Më merrej fryma, më rrihte zemra fort…” Anxhela Peristeri tregon për periudhën më të keqe të jetës: Isha vetëm, më ka kapur paniku dy herë Anxhela Peristeri

TIRANE– Anxhela Peristeri ka zbuluar se periudhën e izolimit nuk e ka përjetuar aspak mirë. Gjatë intervistës në emisionin Rudina, këngëtarja tregoi se në fillim nuk e pati problem të izolohej, sepse kishte kaluar një periudhë të ngjeshur me aktivitete, koncerte.

Mirëpo pas pak javësh, e gjeti veten në panik. Siç tregoi këngëtarja, periudhën e karantinës e ka kaluar vetëm, sepse prindërit jetojnë në Tiranë në shtëpi tjetër, por ajo nuk shkonte t’i takonte. Madje, nuk dilte fare nga shtëpia, as për të hedhur plehrat.

“Ka qenë periudhë mjaft e lodhshshme…”, – thotë Anxhela duke shtuar se gjatë kësaj kohe ka kaluar dy herë panik:

“Më ka kapur paniku, e kam kaluar dy herë. Më merrej fryma, më rrihte zemra fort…” – tregon ajo kur kujton përjetimet e atyre ditëve, e bindur që gjithçka iu krijua për shkak të izolimit, sepse nuk kishte asnjë problem tjetër serioz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duhet të këshillohesh me psikolog, të bësh jetë të qetë, të merresh me sport…”,– tha Anxhela duke shtuar se fatmirësisht, e gjithë kjo ndjesi i ka kaluar shpejt.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment