Politike

Me maskë! Voton Kryemadhi, e bindur: Garantoj për tu rikonfirmuar në krye të LSI-së

VIDEO
Anëtarët e LSI-së në të gjithë vendin votojnë sot për strukturat drejtuese të kësaj force politike.
Featured image of article: Me maskë! Voton Kryemadhi, e bindur: Garantoj për tu rikonfirmuar në krye të LSI-së Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Para mediave ajo u shpreh e sigurtë se do të jetë sërish në krye të LSI-së.

‘Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese. Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar’- u shpreh Kryemadhi.


Kryemadhi u shfaq dhe me maskën e kuqe të partisë, ku nuk mungoi as batuta:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Partia ma mbledh nuk ma mbledh njeri tjetër. Sërish vazhdoj të mendoj se maska është një element që njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirusi, as diktatura. Shqiptarët brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, dhe mbi të gjitha lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin.’

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi. Votimi ka filluar në orën 09.00 dhe anëtarësia do votojë online përmes aplikacionit “Join LSI”.

(A.B)Dosja.al

Shto Koment