Dikur

Me maska të zeza mbulonin gojën para Kuvendit/ Dikur protestonin për fjalën e lirë, sot socilaistët kërkojnë heshtjen e mediave me paketën anti-shpifje

Arsyeja e protestës së tyre ishte penalizimi i deputetëve socialistë, Saimir Tahiri (që nuk është më) dhe Taulant Ballës., për shkak se këta dy të fundit kishin shkelur rregulloren e Kuvendit, ishin përjashtuar në bazë të rregullores të asaj periudhe.
Featured image of article: Me maska të zeza mbulonin gojën para Kuvendit/ Dikur protestonin për fjalën e lirë, sot socilaistët kërkojnë heshtjen e mediave me paketën anti-shpifje Protesta e deputetëve socialiste 15 prill 2010

TIRANË- Sot në rubrikën “Dikur” po sjellin një protestë e deputetëve socialistë, kohë kur këta të fundit ishin në opozitë. Ishte viti 2010. Më saktë 15 prill 2010. E enjte. Deputetët socialistë refuzonin të futeshin në sallën e Kuvendit. Në oborrin e godinës ata po protestonin fjalën e lirë. Me gojën e mbyllur me maska në shenjë proteste, ata refuzonin që të përballeshin me kolegët e tyre demokrat, që në atë kohë ishin në qeveri.

Arsyeja e protestës së tyre ishte penalizimi i deputetëve socialistë, Saimir Tahiri (që nuk është më) dhe Taulant Ballës., për shkak se këta dy të fundit kishin shkelur rregulloren e Kuvendit, ishin përjashtuar në bazë të rregullores të asaj periudhe.

Protesta e socialistëve për fjalën e lirë

Por socialistët e indinjuar nuk ishin dakord me këtë dhe u vendosën në hyrje të parlamentit me parrullat “S’ka votë të lirë pa fjalë të lirë”. Kreu i grupit kuvendor socialist (në kohën kur bëhej protesta) Gramoz Ruçi theksoi se mazhoranca i mbylli gojën opozitës duke dhunuar të drejtën e fjalës së lirë. “Opozita shqiptare nuk do të tërhiqet në asnjë moment dhe për asnjë çast për votën e lirë, për fjalën e lirë, për transparencën dhe për luftën kundër varfërisë”, theksonte Ruçi.

Por vitet kanë kaluar e koha ka ndryshuar. Opozita që protestonte dikur sot është në qeveri dhe i ka zët protestat. Herë-herë mundohet dhe t’i ndalojë ato. Po ashtu është dhe kundër fjalës së lirë dhe kundër mediave.

Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryeministër në çdo dalje të tij sulmon mediat, i shan, denigron, përçmon dhe tashmë kërkon dhe t’i censurojë me ligj. Paketa anti-shpifje e propozuar nga qeveria dhe që pritet të miratohet në Kuvend ka hasur në kundërshtim nga mediat dhe shoqatat e gazetarëve, si kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në një kohë kur i gjithë komuniteti i gazetarëve në mënyrë të unifikuar është kundër kësaj pakete, socialistët heshtin. Ata që dikur protestonin se dy prej kolegëve të tyre u ishte hequr fjala në bazë së rregullores së Kuvendit, sot heshtin.

Kjo foto që gjendet në arkivën online të Partisë Socialiste, u soll sot në rubrikën “Dikur”, për t’u kujtuar deputëve se dikur ata protestonin për fjalën e lirë, por sot kërkojnë që ta burgosin dhe ta vrasin atë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment