Aktualitet

Me maska dhe të armatosur deri në dhëmb! “Blindohet” QSUT-ja, Shullazi kurohet brenda, efektivët presin ‘gatitu’ në shi

Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, ata janë të armatosur dhe presin jashtë godinës, ndërsa të tjerë shoqërojnë brenda të dënuarin.

TIRANË– Emiljano Shullazi është transportuar paraditen e sotme në kushte të rrepta sigurie drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Mësohet se Shullazi ka dalë nga qelia për të bërë një kontroll mjekësor në QSUT, ndërkohë që efektivë policie kanë rrethuar godinën. 

Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, ata janë të armatosur dhe presin jashtë godinës, ndërsa të tjerë shoqërojnë brenda të dënuarin. Me maska dhe në shi, efektivët presin të dënuarin, ndërkohë që nuk dihet arsyeja përse Shullazi nuk është kuruar në spitalin e burgut. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të shkuar sot në spital, Shullazi ka dalë nga regjimi 41-biss, ku edhe ishte vendosur pak muaj më parë.

(k.m/dosja.al)

  • Me masa të rrepta sigurie, Emiliano Shullazi dërgohet me urgjencë në QSUT
  • Shto Koment