
TIRANË– Mesfushori shqiptar i Kombëtares, Odise Roshi ka dhënë një intervistë për RTSH Sport pas ndeshjes me Andorrën.
Me lot në sy Roshi u shpreh se ishte tejet i zhgënjyer për rezultatin e marrë në ndeshjen e sotme, pavarësisht kundërshtarit modest.
“Jo se kishim mendjen në ndeshjen me Francën, se e dimë kundër kujt luajtëm. Fitorja duhet të ishte me patjetër. Më vjen shumë keq, se besoja që do fitonim. Po janë gjëra që ndodhin. E pranojmë që nuk bëmë një ndeshje të mirë,”-tha Roshi.
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit barazoi ndeshjen kundër Andorrës me rezultatin 2-2 duke zhgënjyer me rezultatin. Golat për tanët i shënoi Bekim Balaj dhe Rey Manaj, me asiste të Odise Roshit.
(k.m/dosja.al)