Sport

Me lot në sy, flet mjeku i Maradonës: Orët e fundit të Diegos, ishte shoku im… vdiq nga jeta që bënte

Mjeku dhe shoku i tij i ngushtë është thërritur në polici pasi e akuzojnë për neglizhencë mjeksore, në rastin e vdekjes së legjendës argjentinase
Featured image of article: Me lot në sy, flet mjeku i Maradonës: Orët e fundit të Diegos, ishte shoku im… vdiq nga jeta që bënte Maradona dhe mjeku
Përditësuar:

ARGJENTINE – Dhimbja për ndarjen nga jeta të Diego Maradonës është aq e madhe sa që të gjithë përpiqen të gjejnë dicka për të kuptuar se si ka qenë momenti i fundit i yllit argjentinas. Mes të tjerëve është akuzuar edhe mjeku i tij personal Leopoldo Luque për neglizhencë. Pak orë më parë ai iu përgjigj kësaj akuze, që çoi në vdekjen e Maradonës.

Ai mohoi akuzat për neglizhencë, ndërsa fajin e gjen te jeta e argjentinasit. “Policia erdhi papritur, por nuk jam akuzuar, nuk kam informacion të tillë. Unë i kuptoj ata, ne u dhamë atyre të gjithë informacionin që na kërkuan. Ata morën regjistrin mjekësor të Diegos. Unë jam në drejtësi të plotë, e di se çfarë bëra, e di se si e bëra atë, për Diegon, deri në minutën e fundit, jam absolutisht i sigurt se bëra më të mirën që munda për Diego.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas mjeku vazhdon: “Jam në një situatë shumë të keqe, sepse shoku im vdiq. Unë isha me të deri në sekondën e fundit, isha në varrim. Diego urrente mjekët, ai urrente psikologët, ai i urrente të gjithë. Por ishte ndryshe me mua. Unë madje nuk kërkova një foto me të, e mora të parën tre vjet pasi u takuam. Diego ishte shoku im, unë isha gjithmonë me të. Për shkak se Diego kishte shumë probleme shëndetësore, shumë para se të më takonte, ai kishte nevojë për ndihmë. Diego më nxori nga shtëpia e tij shumë herë. Ai më nxirrte jashtë dhe më thërriste. Kjo ishte marrëdhënia me Diegon,” – përfundon doktori Leopoldo Luque.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment