Aktualitet

Me lot në sy e zërin që i dridhet, shqiptari i këndon me mall nënës nga kurbeti: Kaj me lot oj nan, kur do vijë dita me u pa (Video)

Teksa ndodhet mes kurbetit dhe larg vendlindjes e nënës së tij, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije këndon me mall për të afërmit.
Featured image of article: Me lot në sy e zërin që i dridhet, shqiptari i këndon me mall nënës nga kurbeti: Kaj me lot oj nan, kur do vijë dita me u pa (Video) Shqiptari

TIRANË– Një shqiptar që punon në ndërtim në Gjermani ka ndaluar punën për disa çaste dhe ia ka marrë një këngë malli.

Teksa ndodhet mes kurbetit dhe larg vendlindjes e nënës së tij, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat kosovare, këndon me mall për të afërmit.

Sa shumë djemt i pate, por asnjë ngat tvetit. A thu kujt i bane faj. Ti mezi i rrite, krejt t’i mur kurbeti…kaj me lot oj nane kaj…. O Zot qysh po vika jeta.

Nuk di kur po mvjen dita, me pa djemt që i rrita, me u ba bashk djali me nan,”- dëgjohet teksa këndon i riu me origjinë nga Kosova, teksa edhe filmon me telefon në dorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Djali në video është një nga shqiptarët e shumtë që kanë lënë atdheun për të punuar jashtë shteti. Jo pak herë, kurbeti ka ndarë njerëz për së gjalli, teksa shumë shqiptarë kanë humbur maleve dhe s’janë kthyer më në strehën ku janë rritur.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Me lot në sy e zërin që i dridhet, shqiptari i këndon me mall nënës nga kurbeti: Kaj me lot oj nan, kur do vijë dita me u pa (Video)

  1. Emigranti duket i lumtur, eshte ne pushim dhe po pi cigare, kendon e buzeqesh. Eshte thjesht nje pershendetje per nenen e tij dhe mire ben. Te ishte keq ne Gjermani do ishte kthyer si disa te tjere.

Shto Koment