Rajoni

Me lot në sy, Shpend Ahmeti uron kundërshtarët pas humbjes së thellë në Prishtinë

Me lot në sy, Ahmeti ka thënë se edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë të qarta.
Featured image of article: Me lot në sy, Shpend Ahmeti uron kundërshtarët pas humbjes së thellë në Prishtinë Shpend Ahmeti me lot ne sy

KOSOVË– Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti ka uruar mes lotësh kundërshtarët e tij pasi po e humb keq kryeqytetin e Kosovës.

Me lot në sy, Ahmeti ka thënë se edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë të qarta.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment