Politike

“Më lini të qetë”, Borchardt humb durimin para gazetarëve pasi u shpall non-grata: OSBE-ja, organizatë legjitime në Shqipëri

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Borchardt është pyetur nga gazetarët mbi një koment pas shpalljes së tij non-grata nga Meta, teksa ka mbërritur në selinë e PD-së, dhe është shprehur se dëshiron ta lënë të qetë.
Featured image of article: “Më lini të qetë”, Borchardt humb durimin para gazetarëve pasi u shpall non-grata: OSBE-ja, organizatë legjitime në Shqipëri Bernd Borchardt
Përditësuar:

TIRANË– Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është indinjuar me gazetarët pasi është pyetur në lidhje me një koment mbi faktin që Presidenti Ilir Meta e shpalli non-grata.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Borchardt është pyetur nga gazetarët mbi një koment pas shpalljes së tij non-grata nga Meta, teksa ka mbërritur në selinë e PD-së, dhe është shprehur se dëshiron ta lënë të qetë.

OSBE është organizatë legjitime në Shqipëri. Ju lutem më lini të qetë,”– është shprehur ambasadori para gazetarëve.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella është shprehur: Nuk komentoj asgjë!

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.

Vetë ambasadori në një reagim më të hershëm është shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në ““Më lini të qetë”, Borchardt humb durimin para gazetarëve pasi u shpall non-grata: OSBE-ja, organizatë legjitime në Shqipëri

  1. Vendimi I duhur nga I Meta. Nje bastard si ky qe nuk as minimumin e respektit per shqiptaret nuk meriton Te punoje si diplomat, te pakten me Shqiperi. Le Te behet mesim edhe per Te tjeret…

  2. Duhej bere non grata shume kohe perpara. Duhet te mesoje te sillet si diplomat dhe jo si perfaqesues i qeverise! Mos kujdeset me shume per xhepin e tij, sesa per detyren e tij si diplomat.

Shto Koment