Bota

Me leva e çekiçë qytetarët shkatërrojnë statujën e peshqve “pornografikë” në Marok, vendasit u ankuan se dukeshin si organ gjenital

FOTO
Punonjësit në Marok me leva e çekicë e kanë shkatërruarstatujën pasi ka kishte nisur një fushatë e gjerë talljesh e zemërimi në rrjetet sociale.
Featured image of article: Me leva e çekiçë qytetarët shkatërrojnë statujën e peshqve “pornografikë” në Marok, vendasit u ankuan se dukeshin si organ gjenital Momenti gjatë prishjes së statujës.

MAROK – Ditën e sotme në Marok është prishur statuja e e peshqve “pornografikë”, pasi si, pasi siç shkruajnë mediat e huaja ky vendim ka ardhur për shkak kjo lloj statuje ngjan si organ gjenital.

Statuja që tregon dy peshq ngjyrë rozë që dalin nga uji, ndodhet në në një rrethrrotullim në qytetin bregdetar të Mehdia. Por sot ajo nisi të shkatërrohet pas një fushate ankesash, zemërimi, zbavitjeje e talljesh, teksa vendasit i quanin peshqit ‘statujë pornografike penisësh’.

Njerëzit në Kenitra e Mehdia u kishin kërkuar autoriteteve rinovim të qytetit dhe për këtë ata kishin sjellë statujën.

“Njerëzit në Kenitra kërkuan ndryshime ndërsa ata sollën këta peshq pornografikë.”- është shprehur një qytetar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Duke reaguar ndaj ankesave të qytetarëve po shkatërrohet statuja e dy peshqve në rrethrrotullimin e Mehdia. Duam të informojmë publikun e Kenitra se qyteti ynë nuk ka lidhje me këtë subjekt dhe se statuja ndodhet gjithsesi jashtë territorit të qytetit.”- kanë thënë zyrtarët e qytetit.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment