Aktualitet

“Më ler ta pi rakinë”, si nisi sherri në Devoll, dhëndri tregon momentet e tmerrit: Vjehrri më goditi me thikë në bark dhe sy

Besmir Dervishi u qëllua me thikë nga vjehrri i tij pak ditë më parë në Devoll. Dëshmia e tij ka bindur plotësisht gjyqtarët që ta linin në burg Andon Kecon.
Featured image of article: “Më ler ta pi rakinë”, si nisi sherri në Devoll, dhëndri tregon momentet e tmerrit: Vjehrri më goditi me thikë në bark dhe sy Foto ilustruese

KORÇË-Pak ditë më parë në Devoll, Andon Keco, tentoi të vrasë me thikë dhëndrin e tij, Besmir Dervishi. Ajo që bindi gjyqtarët të linin në burg Kecon, ishte dëshmia e Dervishit. Ky i fundit ka thënë se në momentin kur kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit të tij, e kishte gjetur në gjendje të dehur, ndërsa kishte ndërhyrë në një debat mes tij dhe vjehrrës.

Sipas Dervishit, ndërsa ishte duke pirë raki, vjehrri nis ta ofendojë, duke i thënë madje se i krijonte probleme në familjen e tij. Në këtë moment ka lindur debati, ku të pranishëm ishin edhe nusja e tij, vjehrra dhe dy komshinj.

Dervishi thotë se më pas ai e ka shtyrë vjehrrin, ndërsa ky i fundit e ka goditur me thikë në sy dhe bark, ndërsa kishte vijuar që ta ndiqte me mjetin prerës në dorë. Më tej ai tregon se doli rrugëve të fshatit dhe telefonoi policinë nga një lokal. Version të njëjtë përpara hetuesve kanë dhënë edhe vjehrra e gruaja e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në datën 19 qershor 2020,më thotë nusja ime se ka ardhur babai nga Greqia dhe të shkojmë ta takojmë. Unë i kam thënë “dakord shkojmë. Pasi kemi mbaruar punë në fushë, kemi shkuar te shtëpia e vjehrrit tim Andon Keco rreth orës 11:30 apo 12:00. Kur kemi shkuar në banesë, aty pashë që vjehrri im kishte pirë alkool dhe po bënte debate me vjehrrën, Marjanën. Unë i kam folur që “Nuk është mirë të bëni debate” por Andoni më ka shpërfillur, pasi këtë gjë e bënte sa herë me mua duke më parë me shumë përçmim dhe jo si njeriun e familjes. Më ka pyetur “çfarë do pish” dhe unë i kam thënë se do pija një kafe dhe një raki. Vjehrri më ka thënë “mos më bjerë në qafë mua, më lër mua ta pi rakinë dhe ti pi birrë”. Unë më pas mora një birrë familjare pasi dhe vetë birrë më pihej. I kam thënë Andonit që “është nxehtë dhe mirë është të mos pish raki, por të pish birrë”. Pastaj aty Andoni siç bënte zakonisht ka filluar të më ofendojë me fjalë të rënda. Dhe këto fjalë mi thoshte se sipas tij, unë kisha pirë dhe i krijoja probleme në familjen e tij. Në këto rrethana unë u ndjeva i fyer dhe i poshtëruar dhe thashë që një avaz ke ngaherë dhe e kam shtyrë. Aty u krijua një debat mes nesh dhe ishte prezent bashkëshortja ime, Livia, vjehrra Marjana dhe komshiu Blendi Keco dhe më pas ka ardhur dhe komshiu tjetër i quajtur Bedri, i cili u fut në mes për të na ndarë dhe mos krijuar debat. Sërish Andoni aty më ka ofenduar. Nusja ime më thotë “lere” dhe unë ju afrova dhe e shtyva prapë dhe ai kishte marrë një thikë në dorë dhe me këtë thikë më ka goditur në bark dhe sy. Kur më goditi në bark dhe në sy aty ishin të pranishëm të gjithë personat që përmenda më lart. Më pas kam dalë jashtë dhe Andon Keco më ka ndjekur nga pas me thikë në dorë duke dashur të më godasë. Kam mbajtur me forcë portën e jashtme që Andoni të mos e hapte. Më pas ika rrugëve të fshatit dhe kam shkuar tek lokali i Sokolit, duke i thënë këtij të fundit që të më jepte telefonin dhe kam njoftuar policinë”, mësohet të ketë thënë Dervishi.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment