Sport

“Më lehtë lëvizim Duomo-n sesa marrim Messin te Interi”, Antonio Conte realist për situatën e argjentinasit: Po mbaj fort…

Pronarët e Interit vendosën që prezantimin e ndeshjes me Napolin ta bënin me hijen e Lionel Messit, për të ngritur pikëpyetje të mëdha dhe për të mbushur me optimizëm tifozët
Featured image of article: “Më lehtë lëvizim Duomo-n sesa marrim Messin te Interi”, Antonio Conte realist për situatën e argjentinasit: Po mbaj fort… Leo Messi

MILANO– Hija e Lionel Messit mbi katedralen e Duomos në Milano si reklamë për ndeshjen e Inter-Napoli në televizionin online kinez “PPTV” që është në pronësi të grupit Suning, ka shtuar ndjeshëm zërat për një transferim të yllit argjentinas te Interi gjatë kësaj vere. Por zyrtarë të ndryshëm nga klubi i Interit do t’i shuanin këto zëra.

Pronarët e Interit vendosën që prezantimin e ndeshjes me Napolin ta bënin me hijen e Lionel Messit, për të ngritur pikëpyetje të mëdha dhe për të mbushur me optimizëm tifozët, teksa argjentinasi ishte në sheshin kryesor të Milanos, Duomo.

Megjithatë Antonio Conte e ka komentuar shkurtimisht dhe prerë këtë lëvizje të mundshme pas fitores 2-0 ndaj Napolit, duke thënë: “Më e lehtë është të lëvizim Duomo-n nga vendi sesa të sjellim Lionel Mesin te Interi”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment