Aktualitet

“Më le pa shokun e ngushtë, më boshatise shpirtin”, motra e Arben Bajos: Thjesht nuk do jem më këtu, do puqemi atje ku je tani

Në një postim në mediat sociale, Iris Bajo shkruan se tani ka mbetur pa shokun e ngushtë dhe e ka shpirtin bosh.
Featured image of article: “Më le pa shokun e ngushtë, më boshatise shpirtin”, motra e Arben Bajos: Thjesht nuk do jem më këtu, do puqemi atje ku je tani Arben Bajo

TIRANË- E afërmja e skulptorit Arben Bajo, Iris Bajo, ka treguar dhimbjen për humbjen e vëllait të saj. Në një postim në mediat sociale, Iris Bajo shkruan se tani ka mbetur pa shokun e ngushtë dhe e ka shpirtin bosh.

Ajo shton se Arbeni nuk do jetë më me të, nuk do e këshillojë, t’i tregojë histori dhe të qeshë me të. “Thjesht nuk do jesh me ketu, deri sa te puqemi serisht atje ku je tani, e t’i vazhdojme ku i lame. Do rri me kete mendim, derisa te vije koha!”, shton ajo.

REAGIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ben!!! Me le pa vellain e vetem, me le pa shokun e ngushte, me boshatise shpirtin! Nuk te ndenja dot afer ne fund, sic me ndenje ti mua ne halle. Nuk do jesh me te me ngushellosh, te me japesh mend, te me tregosh historite e “sekretet” e familjes, nuk do qeshim e nuk do pijme me bashke, me ore, e nuk do bejme me plane. Thjesht nuk do jesh me ketu, deri sa te puqemi serisht atje ku je tani, e t’i vazhdojme ku i lame. Do rri me kete mendim, derisa te vije koha! Deri atehere, do perqafoj skulpturat qe me dhurove, e do shoh mesazhet qe kembyem, deri diten e fundit, para se te bije ne gjume.

Skulptori Arben Bajo, humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo ishte një skulptorët më të njohur që ka vendi.  Dje u sensibilizuar shumë njerëz për të ndihmuar atë me gjak, por gjithsesi ai nuk mundi të shpëtonte. Vetë kryeministri, Edi Rama është është trishtuar shumë për vdekjen e Bajos.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment