Aktualitet

Me lazer për të mos gabuar, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli, iu gjet arma si e James Bond, drogë dhe çeqe bankare

Një të tillë ka pasur edhe James Bond. Myftaraj është deklaruar fajtot për armëmbajtje pa leje si dhe trafik drgoë të klasit B.
Featured image of article: Me lazer për të mos gabuar, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli, iu gjet arma si e James Bond, drogë dhe çeqe bankare Mauricio Myftaraj
Përditësuar:

ANGLI– Një emigrant shqiptar, i identifikuar si Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vite burg pasi eshte kapur me dy armë zjarri, të llojit pistoletë. Shqiptari është dënuar në Angli dhe sipas mediave lokale, një nga pistoletat që mbante shqiptari ishte me rreze lazer për të pasur 100% saktësi në përdorim.

Një të tillë ka pasur edhe James Bond. Myftaraj është deklaruar fajtot për armëmbajtje pa leje si dhe trafik drgoë të klasit B.

Më 24 Korrik të viti të shkuar, efektivët zbarkuan në shtëpinë e shqiptarit në Angli dhe aty gjetën njërën pistoletë me 40 fishekë, dhe tjetrën të pajisur me rreze lazer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç tyre, në banesë u gjetën edhe 15 kg Kanabis vlerë 70.000 stërlina si dhe disa çeqe bankare me vlerë 20.000 stërlina.

Mauricio Myftaraj ishte dënuar edhe në vitin 2012 me 5 vite burg për armëmbajtje pa leje duke u dënuar me 5 vite dhe në përfundim të dënimit ishte dëbuar. Në mënyrë ilëgale, Mauricio ishte kthyer sërish në tokën angleze, për t’ju kthyer jetës së tij të mëparshme, që edhe kësaj here s’i zgjati shumë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment