Rajoni

Me laps e letër në dorë, si dështoi burri i Besa Shahinit 1 vit më parë me parashikimin për Vetëvendosjen

Ndërkohë derisa një konstatim i tillë komentohej me skepticizëm në debat i sipër, Molliqaj fliste i bindur, duke thënë se është shumë i zoti në punën e analizave dhe matematikës.
Matematika e Dardan Molliqajt: Vetëvendosje pa ne i merr veç 21 deputetë, jam i mirë në këtë punë

Matematika e Dardan Molliqajt: Vetëvendosje pa ne i merr veç 21 deputetë, jam i mirë në këtë punë

Posted by Pressing / Zona Express on Tuesday, 8 October 2019
Përditësuar:

KOSOVË- Anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth  një viti më parë kishte bërë llogari sipas të cilave ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të pësonte rënie drastike si pasojë e ndarjes dhe krijimit të PSD’së.

Në emisionin Pressing të T7 në 18 dhjetor 2018, Molliqaj  tha se partia e Kurtit pa PSD-në nuk do të arrijë ti fitojë as 32 deputetë e as të fitojë në Prishtinë.

Përveç kësaj, Molliqaj gjatë emisionit në një flet të bardhë që kishte përpara vetes në tavolinë kishte bërë edhe llogari sipas të cilave, VV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të merrte vetëm 21 deputetë pavarësisht sondazheve, shkruan Ekspress.

Ndërkohë derisa një konstatim i tillë komentohej me skepticizëm në debat i sipër, Molliqaj fliste i bindur, duke thënë se është shumë i zoti në punën e analizave dhe matematikës.

Megjithatë sipas rezultateve zyrtare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, asnjëra prej pretendimeve të Molliqajt nuk po del të jetë e saktë.

Vetëvendosje ka dalë e para në nivel vendi dhe pritet që ti marrë 32 deputetët, ndërkohë në Prishtinë e ka mposhtur LDK’në me një diferencë  prej rreth 4 mijë votave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment