Aktualitet

“Më lanë në gjak”, i riu tregon dhunën që pësoi pasi dogji një gomë në protestë: Jam në grevë urie

Ermal Maloku thotë se është arrestuar vetëm se ka marrë pjesë në protestë, dhe nuk është kapur në asnjë shkelje ndërkohë që e quan të padrejtë masën e dhënë ndaj tij “rrest shtëpie”.
Featured image of article: “Më lanë në gjak”, i riu tregon dhunën që pësoi pasi dogji një gomë në protestë: Jam në grevë urie Ermal Maloku

Ermal Maloku është një nga të arrestuarit e shumtë për shkak se kanë marrë pjesë në protestat e herëpashershme të opozitës, ndërkohë që duke e quajtur të padrejtë mbajtjen e tij në qeli, ka zgjedhur një rrugë ekstreme të të protestuarit, duke u ngujuar në banesë dhe mbajtur grevë.

Ai thotë se është arrestuar vetëm se ka marrë pjesë në protestë, dhe nuk është kapur në asnjë shkelje ndërkohë që e quant ë padrejtë masën e dhënë ndaj tij “rrest shtëpie”. Ai thotë se i duhet të marrë leje për të blerë pampers për vajzën e vogël.

“Mora leje për të marrë pampers për gocën, atë ditë ai që më ruante nuk ishte dhe u detyrova t’ia kërkoj dikujt tjetri. Si puna ime ka shumë që janë arrestuar kot. Si mund ta arrestosh dikë vetëm që proteston, nuk është se më kapën me armë, duke u grinder me dikë apo diçka të tillë. Unë do të dal të protestoj, dhe nga greva nuk do të dal. E di shumë mirë se do të kem kërcënime se pse kam hyrë në grevë. Unë e kam pranuar vetë se e kam djegur një gomë.

Si mund të të dënojnë me arrest shtëpie vetëm se ke djegur një gomë. Kërkoj që të kapen ata që më kanë thyer krahun. Kam qenë të Spitali i Traumës, kam fotografi të krahut me allçi, kanë prova për ta vërtetuar se jam dhunuar. Si mund të të gjuajnë 8 vetë për kundërshtim të punonjësve të policisë. Nga ato 8 veta gjuante njëri e gjuante tjetri. Unë e njoh shumë mirë atë që më ka qëlluar. Unë greven nuk kam për ta lënë deri sa të zbardhet e vërteta. Janë kamerat atje që e deklarojnë se më kanë kapur, më kanë gjuajtur dhe e kam parë veten të lyer me gjak. Mund të marrin edhe kamerat e ta faktojnë”, tha Maloku.

Ermal Maloku në masën e “Arrest shtëpie” dhe ka mbajtur grevë prej 5 ditësh në shenjë proteste  për të cilën thotë se nuk do ta ndërpresë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve.

Marrë nga Faxnews

Shto Koment