Virale

Me kulaç dhe qepë në dorë, Kujtim Gjuzi kap hellin: Unë e djeg koronavirusin (ngjitet mes baltës me shumë djem)

FOTO
Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Gjuzi shprehet se ai e djeg koronavirusin me nipat e tij në Fushë Krujë. 
Featured image of article: Me kulaç dhe qepë në dorë, Kujtim Gjuzi kap hellin: Unë e djeg koronavirusin (ngjitet mes baltës me shumë djem) Kujtim Gjuzi

KRUJË- Deputeti Kujtim Gjuzi ka qetësuar sot të gjithë elektoratin e tij, duke u shprehur se nuk është i prekut nga COVID-19. Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Gjuzi shprehet se ai e djeg koronavirusin me nipat e tij në Fushë Krujë. 

Ndërsa në një postim të dytë, Gjuzi shprehet se ai gëzon shëndet të plotë dhe është lajm i rremë se ai është me COVID-19. Ai shton se ata që publikojnë lajme të rreme për shëndetin e tij, do të dalin para drejtësisë.

“Qytetare shqiptar deputeti Kujtim GJUZI ju informon se:Gezoj shendet te plot. Eshte lajmi i rreme se Kujtim GJUZI eshte me CONVID19 nga portale fallso.Nese dikush ben shaka te renda per shendetin tim ju bej me dije se: Mashtruesit dhe ata qe shperndajne lajme te pa verteta do te perballen me drejtsin.Edhe nje her ju njoftoj se gezoj shendet te plote dhe jam ne dispozicion si edhe shikoni ne foto te familjeve ne nevoj sikurse sot ne mengjes 08 00 jam gjendur ne njesine administrative nr 4 TIRAN duke zgjidhur permes kryetares se ksaj njesie emergjencen ushqimore 50 familjeve te kumunitetit ROM dhe EGJIPTIAN e duke vijuar diten e punes ne vizit ne burgun e siguris se lart ne FUSHE – KRUJE e po ashtu derguam ne SHKODER nje femije qe e shihni ne foto. Miq gezoj shendet te plote dhe jam disponibël bashke me stafin tim.Lutem telefononi per cdo emergjenc tuajen ne telefon 003955 0682034007 Ec KUJTIM GJUZI”, shkruan deputeti i opozitës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të vërtetuar se gëzon shëndet të plotë Gjuzi ka publikuar disa foto (që mund t’i shihni më poshtë), ku tregon se është në Fushë-Krujë me nipas duke pjekur një qingj në hell.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment