Aktualitet

Me kokën lart dhe serioz, si e priti prokurori Osmani shkarkimin nga KPA (VIDEO)

Në momentin e dhënies së vendimit për shkarkimin e tij nga detyra, prokurori Gentian Osmani qëndroi me kokën lart dhe serioz në fytyrë.

TIRANË- Ditën e sotme Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin Gentian Osmani.

Në momentin e dhënies së vendimit, Osmani qëndroi me kokën lart dhe serioz në fytyrë duke mos dhënë asnjë shenjë keqardhjeje për postin.

Osmani njihet si një ndër prokrurorët që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ky i fundit akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.

KPA ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Një javë më parë, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka dorëzuar në KPA një CD me përgjime, ku tregohet, sesi prokurori Gentian Osmani bën biseda inkriminuese me Alfred Alizotin.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Me kokën lart dhe serioz, si e priti prokurori Osmani shkarkimin nga KPA (VIDEO)

  1. Bravo i qofte verteton shprehjen Idhje por ballin lart

Shto Koment