LIVE UPDATES
Aktualitet

Me kokë ulur në gjykatë, në pabesi dhe intrigë/ Pse doli nga ‘strofulla’ Mikel Alia, çoi shokun te ‘gjaksit’ dhe t

14 Nëntor 2019, 15:23 Nga DOSJA
Me kokë ulur në gjykatë, në pabesi dhe intrigë/ Pse

Mikel alias Gjovalin Alia, ka dalë para gjykatës me kokë të ulur duke dhënë vetëm gjeneralitetet dhe duke u mjaftuar me fjalinë e vetme në sallën e gjyqit se: “…nuk kam lidhje me vrasjen e Eri Zefit…”. Gjykata i ka bërë disa pyetje këtij personi por në fakt ai ka refuzuar të flasë më tej, megjithëse kuptohej që kishte informacion mbi ngjarjen dhe dy personat që vranë Eri Zefin.

Alia është cilësuar nga prokuroria e Lezhës si personi që tradhtoi mikun e tij të ngushtë Eri Zefi duke e çuar këtë të fundit në pritë, përballë hasmëve të tij në fshatin Zall Xhoxhë të Mirditës.

Megjithëse ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje shumë të rëndë dhe të shëmtuar, pasi pabesia dhe intriga, nuk i ka lënë vend ligjeve zakonore të malësisë por edhe ligjeve të qeverisë, atëherë pse Mikel Alia, ka qëndruar i fshehur për më shumë se 40 ditë?

Çfarë e ka detyruar Mikel Alia, që të dilte hapur në publik që prej datës 2 tetor kur ka ndodhur vrasja e Eri Zefit, por përkundrazi prej kësaj dite Alia ka humbur gjurmët duke mos u gjendur askund nga policia e Lezhës dhe ajo e Matit.

Fshehja e Alia, tregon qartë se pikërisht ky person është njeriu që ka çuar si “…cjapin tek kasapi…” Eri Zefin, i cili mesnatën e 1 tetorit duke u gdhirë 2 nëntori 2019 është vrarë me 6 plumba në trup, nga hasmit e familjes Ndreca. Pikërisht kjo familje, nuk e kishte falur dhe s’kishte pranuar të jepte besën për Eri Zefin, dhe ky i fundit kishte hyrë në planet e kësaj familje, për t’u ekzekutuar në çfarë do lloj forme.

Mikel Alia, ka filluar të lëvizë pikërisht atëherë kur u publikua dosja e prokurorisë dhe qartësoi në publik rolin e këtij personi në vrasjen e shokut të tij për motiv gjakmarrjeje.

Pas publikimit të lajmit, Mikel Alia nëpërmjet avokatëve dhe familjarëve të tij ka hyrë në negociata me policinë për t’u vetëdorëzuar në komisariat dhe një gjë të tillë e ka bërë ditën e hënë të kësaj jave, pavarësisht se lajmi për dorëzimin e tij është dhënë ditën e martë nga policia.

Dje, gjykata e Lezhës ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Mikel Alia, person me precedentë të mëparshëm penal, i cili dyshohet nga prokuroria si njeriu që shiti shokun e tij Eri Zefi, duke e nxjerë në pritë tek gjaksit e tij.

Vetëdorëzimi i Mikel Alia, pse jo mund të sjellë dhe bashkëpunimin e tij me prokurorinë e Lezhës, çka do thotë dhe identifikimin e plotë të dinamikës së vrasjes së Eri Zefit dhe autorëve që qëlluan plot 6 herë mbi trupin e 36-vjeçarit. Nga dinamika e ndërtuar prej prokurorisë së Lezhës se 36-vjeçari Eri Zefi, është shoqëruar dhe tërhequr në kurth për tu vrarë nga persona të njohur, deri në vendin e ngjarjes, i cili e ka kontaktuar duke e mashtruar se do të grabisnin lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Personi që e ka kontaktuar viktimën në kohën që deklaron bashkëshortja e tij, pra rreth orës 19:20 ka zhvilluar bisedën e lartpërmëndur, rezulton të jetë pikërisht Mikel allias Gjovalin Alia.

Gjithashtu rezulton se viktimës i është marrë edhe telefoni i tij celular, ç’ka përforcon edhe më tepër bindjen se autori ka pasur si qëllim të zhdukë provat e komunikimit të tij me viktimën.

Gjithashtu nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se numri i Mikel Alia dhe numri i Eri Zefi, lëvizin në të njëjtën kohë nga qyteti i Tiranës, për në drejtim të Kurbinit, ku dhe logohen për herë të fundit në të njëjtën kohë 22:38, ku më pas të dy numrat celular janë jo-aktiv, pra rezultojnë të mbyllur, ç’ka tregon se kemi të bëjmë me një sinkronizim të veprimeve të viktimës me të dyshuarin Mikel Alia.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi mikel alia vrasja e eri zefit eri zefi mikel alia vrasja e eri zefit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni