Aktualitet

Shkeli karantinën! Policia ndëshkon me gjobë djalin e ish-kryeministrit shqiptar, Redon Meksi: E paligjshme! Në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt normativ

  • Redon Meksi: E paligjshme, dola pas pas orës 21:00, në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt normativ
  • Në një postim në Facebook, Redon Meksi ka publikuar dhe fletën e gjobës, shoqëruar me një status ironik, ku thotë arsyen pse ishte në rrugë gjatë orës policore.
    Featured image of article: Shkeli karantinën! Policia ndëshkon me gjobë djalin e ish-kryeministrit shqiptar, Redon Meksi: E paligjshme! Në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt normativ Redon Meksi

    TIRANË– Policia e Tiranës dhe jo vetëm kanë nisur mbrëmjen e djeshme kontrollet në qytet për të ndëshkuar këdo që thyen masat e vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Gjobave nuk i ka shpëtuar as djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksit, Redoni i cili kishte dalë nga banesa pas orës 20:00.Në një postim në Facebook, Redon Meksi ka publikuar dhe fletën e gjobës, shoqëruar me një status ironik, ku thotë arsyen pse ishte në rrugë gjatë orës policore.Në fletën e gjobës madje ai ka lënë edhe një shënim ku thuhet: Nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare.

    POSTIMI I PLOTE

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres. pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00 ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat.

    Meksi tha se ajo nuk quhet gjobë por një akt konstatim. Në një prononcim për ‘Faxweb’ ai tha se në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt të tillë të botuar duke e konsideruar tërësisht të paligjshëm gjobitjen e tij.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment