Aktualitet

“Me këtë avokatin më trembí shumë”, gazetari Qyno i përgjigjet Dajana Shabanit: Dosja ka shumë biseda, që nëse publikohen s’të bën derman askush

Më tej gazetari shton se përgjimet janë bërë në orën 16:46 të pasdites, e jo në mëngjes që mund të ishte një batutë në emision.
Featured image of article: “Me këtë avokatin më trembí shumë”, gazetari Qyno i përgjigjet Dajana Shabanit: Dosja ka shumë biseda, që nëse publikohen s’të bën derman askush Dajana Shabani dhe Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno që publikoi dhe përgjigmet e Hermes Nikajt me Dajana Shabani, i ka kthyer përgjigje kësaj të fundit. Në një reagim në Facebook, Qyno shkruan se aj oqë duhet të japë sqarime është moderatorja, e cila i ka kërkuar “Zogut të Tiranës” të shkojë të votojë, se i duhej me patjetër.

Më tej gazetari shton se përgjimet janë bërë në orën 16:46 të pasdites, e jo në mëngjes që mund të ishte një batutë në emision. Po ashtu ai i bën një sfidë dhe për moderatorës, të cilës i kujton se emisioni i saj nuk ka qenë ditën e dielë, pasi televizoni ku ajo punonte atë ditë pa pasur transmetim maratonë për zgjedhjet.

POSTIMI I PLOTË

Me kete avokatin me trembi shume kjo gazetarja. Kjo duhet te jape sqarime se kush ja kerkonte me doemos mbledhjen e votave,te cilat kjo duhet ti raportonte ne nje shtab elektoral. Kjo betohej ne pergjim edhe per gocen e saj, se personat qe votonin verifikoheshin nese kishin votuar apo jo. Kjo e donte me cdo kusht voten e Zogut, madje dhe te grupit te gatshem qe mbante Zogu me vete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Zogu ate dite te 30 qershorit nuk kishte nge te merej me grupin e gatshem, se nese do merej do kerkonte perqindjen e tij tek Dajana per cdo vote qe do hidhnin ne kuti grupi i gatshem. Kjo “gazetarja” thote se biseda ka qene batute e paster qe e kane bere live ne emisionin e tyre te mengjesit,nderkohe ne dosjen qe une kam me rezulton se biseda mes dy bandilleve eshte zhvilluar ne 30 qershor 2019 ne oren 16:46 te pasdites.

Emisioni i ketyre transmetohej pa dhjere qente ne ora neës, ne pike te sabahut. Plus OraNeës ate dite zgjedhjesh, ka qene gjithe diten dhe naten me trasmetim live dhe nuk ka pasur programacion per shkak te mbulimit te zgjedhjeve ne kohe reale. Tani miq bejeni vete analizen e deklarates se kesaj. Goce, nuk ka prokurori se duhet te ishe tjeter vend tani per te dhene shpjegime. Beje vitin e ri e qete, dhe mos fol per avokate se nuk tremb njeri. Dosja ka shume biseda, qe nese publikohen ste ben derman avokati nga portalet…  Gezuar Vitin e Ri 2020. Sa per info ne dosjen qe kam nuk je vetem ti gazetare,jane dhe dy te tjera.Ato ende nuk kane folur.

Pak ditë më parë gazetari Elton Qyno, publikoi disa përgjime nga dosjan e Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Në përgjime dilte dhe emri i Dajana Shabanit, e cila ditën e zgjedhjeve kishte telefonuar Nikajn dhe i kërkonte që të shkonte të votonte, pasi ia kishin kërkuar dhe i duhej me patjetër. Ndërkohë moderatorja foli dje dhe sipas saj nuk ka asnjë përgjim, por një bisedë mes miqsh në emision. Po ashtu Shabani kërkoi dhe nga mediat që të mos përmendej emri i saj se nuk ka lidhje me dosjen kundër “Zogut”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment