Bota

Me kërkesë të Trump, kompania në SHBA do të sigurojnë 300 milionë doza për zhvilllimin e vaksinës kundër Covid-19

Kjo vjen pasi Donald Trump bëri një kërkesë për të siguruar jë vakisnë për të mposhtur sëmundjen vdekjeprurëse, ndëkohë Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka thënë se  do të të sigurojë 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike "AstraZeneca".
Featured image of article: Me kërkesë të Trump, kompania në SHBA do të sigurojnë 300 milionë doza për zhvilllimin e vaksinës kundër Covid-19 Foto Ilustruese

SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë siguruar 300 milionë doza për  për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19. Kjo vjen pasi Donald Trump bëri një kërkesë për të siguruar jë vakisnë për të mposhtur sëmundjen vdekjeprurëse, ndëkohë Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka thënë se  do të të sigurojë 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike “AstraZeneca”.

“Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021“, tha sekretari për Shëndetësinë Aleks Azar.

Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, fillimisht u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, po e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë. Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.

Burimi:VOA

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment