Bota

“Më kërcënuan me armë në kokë”, studenti rumun tentoi të trafikonte shqiptarët në Angli, dënohet me 2 vite burg pasi iu zbulua historia e mashtrimit

Mihail Cretu u kap me dy persona të fshehur në makinë në terminalin francez Eurotunnek teksa po përpiqej të kalonte kanalin anglez.
Featured image of article: “Më kërcënuan me armë në kokë”, studenti rumun tentoi të trafikonte shqiptarët në Angli, dënohet me 2 vite burg pasi iu zbulua historia e mashtrimit Mihail Cretu, 23 vjeç

BRITANI E MADHE- Një student rumun, 23-vjeçar është dënuar me dy vite burg, pasi u kap në tentativë për të kontrabanduar dy shqiptarë në Angli. Mihail Cretu u kap me dy persona të fshehur në makinë në terminalin francez Eurotunnek teksa po përpiqej të kalonte kanalin anglez. Një 19-vjeçare u gjet nën një batanijeje në sediljen e pasme të makinës së tij dhe një djalë 20-vjeçar u gjet i fshehur në bagazh, raporton Daily Mail.

Cretu, pretendoi se disa banditë e kërcënuan me armë në kokë dhe e bënë atë që trafikonte emigrantët. Ai u tha oficerëve të kufirit, se katër burra e ndoqën atë që nga shtëpia e tij në lindje të Londrës duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk e respekton. Por kjo histori e tij ra shumë shpejt poshtë dhe u deklarua fajtor për dy akuza. Gjykatësi anglez bëri me dije se Cretu vepronte në mënyrë efektive si korrier pasi iu ofruan 1000 paund për të sjellë shqiptarët në Angli më 27 shtator. Gjykatësi e cilësoi historinë e tij të mashtrimit si një “përrallë fantastike”.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment