Rajoni

“Më keni borxh festat”/Letra prekëse e vogëlushes greke që i dërgoi Kryeministrit Mitsotakis për izolimin e vendit: Mos ma merrni ditëlindjen

Vogëlushja në letrën e saj i tha Mitsotakis që nëse do e mbylli prap vendin i ka borxh ditëlindjen e saj pasi nëse vemndi mbyllet ajo nuk mund të organizoj një festë
Featured image of article: “Më keni borxh festat”/Letra prekëse e vogëlushes greke që i dërgoi Kryeministrit Mitsotakis për izolimin e vendit: Mos ma merrni ditëlindjen Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Një vajzë 10-vjeçare nga Greqia i ka dërguar një letër Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për izlolimin që po i bën vendit për shkak të pandemisë së Covid-19. Vogëlushja në letrën e saj i tha Mitsotakis që nëse do e mbylli prap vendin i ka borxh ditëlindjen e saj pasi nëse vemndi mbyllet ajo nuk mund të organizoj një festë. Më poshtë i tha se me mbylljen e parë i ka borxh të gjitha festat e tjera.

“Unë po ju shkruaj këtë letër sepse në datë 26 nëntor kam ditëlindjen. Jam e shqetësuar se nëse ju do vendosni një mbyllje nuk do të kem mundësi të bëj një festë. Shokë e mi nuk do mund të vijjnë dhe kështu do të jem vetëm. Nëse keni ndërmend të na ktheni përsëri në karantinë më keni borxh ditëlindjen. Ju tashmë më keni borxh karnavalet, pashkët dhe mbi të gjitha festivalin e pranverës. Unë jam duke pritur përgjigjen e saj”, shkruhet në letër.

Ndërkohë që disa ditë më vonë kur po kthehet nga shkolla ajo mori një letër në emrin e saj nga kryeministri Mitsotakis. Në letërn e tij Mitsotakis u shpreh se izolimi është për të mbrojtur sa më shumë njerëzit dhe e uroi për datëlindjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E dashur më vjen keq që bllokimi do ju prishë planet por jo e kuptoni që kjo është për të mbrojtur ata që duam më shumë. Ju uroj gëzuar ditëlindjen dhe jam i sigurt që vitin tjetër do të bëni një festë më të madhe me miqtë tuaj”, letra e Mitsotakis.

letrat e derguara

(I.A/dosja.al)

Shto Koment