Politike

Rama inspekton punimet në rrugën Delvinë-Kardhiq me Ballukun: Në tetor hapet tuneli! Rrugës përshëndet ndjekësit me këngën e Michael Jackson

VIDEO
Rama dhe Balluku kanë thënë se rruga ka ecur me ritme të shpejta dhe në shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli. Në një video tjetër shefi i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale teksa ecën me makinën e tij në këtë aks rrugor duke dëgjuar një nga këngët e Michael Jackson.
Featured image of article: Rama inspekton punimet në rrugën Delvinë-Kardhiq me Ballukun: Në tetor hapet tuneli! Rrugës përshëndet ndjekësit me këngën e Michael Jackson Michael Jackson dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë parë sot nga afër punimet në rrugën Delvinë-Kardhiq. Rama dhe Balluku kanë thënë se rruga ka ecur me ritme të shpejta dhe në shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli.

Jemi në lotin e 4 që bashkohet me hyrjen për tunelin e Skërficës. Në segmentin e rrugës Kardhiq Delvinë 33 km distancë. Ky lot ka ecur 80% e punimeve fizike dhe ndërkohë të gjithë lotet e tjera 123 të përfunduara 5, 6 dhe 4 kanë 80 % ecuri. Ky është loti i 7, tuneli i Kardhiqit. Sot pas firmosjes së kontratës do nisim nga puna. Loti i 8 në pjesën që lidh Sarandën ka përfunduar dhe ka disa ndërhyrje të skarpateve, sinjalistikës dhe detajet e tjera të përfundimit”, shpjegoi Balluku.

Më tej Rama tha se punimet janë fantastike. “Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një video tjetër shefi i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale teksa ecën me makinën e tij në këtë aks rrugor duke dëgjuar një nga këngët e Michael Jackson.

Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve e turistëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse,”- shkruan Rama krahas videos.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment