Bota

Me këmbët e thyra dhe kokën e lënduar, gjendet i pajetë ish-agjenti sekret britanik në Turqi

Një burim për Agjencinë e Lajmeve Reuters, tha se Le Mesurier me sa duket ka rënë nga ballkoni i zyrës së shtëpisë së tij dhe vdekja e tij po trajtohej si një vetëvrasje e dyshuar.
Featured image of article: Me këmbët e thyra dhe kokën e lënduar, gjendet i pajetë ish-agjenti sekret britanik në Turqi James Gustav Le Mesurier

TURQI- Një ish oficer i ushtrisë britanike që ndihmoi të gjente organizatën vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit vullnetar të Helmetave në Siri, është gjetur i vdekur mbrëmjen e së hënës  pranë shtëpisë së tij në Stamboll.

‘Trupi i pajetë  i James Le Mesurier, themeluesi dhe CEO i grupit Mayday Rescue, u gjet pranë shtëpisë së tij në rrethin Beyoglu të Stambollit’- ka raportoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ndërkohë  kanë nisur hetimet gjithëpërfshirëse administrative dhe gjyqësore për vdekjen e Le Mesurier.

Raportet e mediave lokale thanë se trupi i tij u gjet me gjymtyrët e thyera dhe kokën e lënduar, ndërsa nga ana tjetër policia ka deklaruar se askush nuk kishte hyrë ose nuk ishte larguar nga shtëpia e tij rreth asaj kohe dhe deri  më tani besohet se ka qenë një vdekje nayrale.

Një burim për Agjencinë e Lajmeve Reuters, tha se Le Mesurier me sa duket ka rënë nga ballkoni i zyrës së shtëpisë së tij dhe vdekja e tij po trajtohej si një vetëvrasje e dyshuar.

Burimi: aljazeera 

A.C/Dosja.al

Shto Koment