Showbiz

Më kë e ka Majk? Këngëtari shqiptar ironizon femrat me botoks: Nuk u beson fjalës “të dua”, të shtyjnë ta nxjerrësh dreqin…

FOTO
Këngëtari Majk shkruan se nuk mund ti besohet fjalës “të dua” që del nga buzët fallco të një femre.
Featured image of article: Më kë e ka Majk? Këngëtari shqiptar ironizon femrat me botoks: Nuk u beson fjalës “të dua”, të shtyjnë ta nxjerrësh dreqin… Majk

KOSOVË- Këngëtari i njohur Majk, me anë të një postimi në Instagram, ka ironizuar vajzat që kanë bërë ndërhyrje estetike për të rregulluar tiparet e tyre. Me anë të disa “Instastory”, Majk ka përcjellë një mesazh për to.

Në postimet e tij, këngëtari shkruan se nuk mund ti besohet fjalës “të dua” që del nga buzët fallco të një femre.

“Si mund t’i besosh fjalës të dua që del prej buzëve fallco (botoks)”– shkroi ai. Por nuk është ndalur me kaq.

Postimi i Majk

Në një postim tjetër ai shkruan se disa njerëz të detyrojnë që të bëhesh i keq në mënyrë që të luajnë rolin e viktimës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“S’ka lidhje sa ëngjëllor je, disa njerëz gjithmonë kanë për të shtyrë që ta nxjerrësh dreqin, e kur ta nxjerrin luajnë viktimën që në sy të tjerve ti me dal’ i keqi,”– shtoi Majk.

Postimi i Majk

Megjithatë këngëtari nuk ka sqaruar se për kë e ka pasur dedikimin, ndërsa fansat e tij aludojnë se ka lidhje me ish-partneren e tij Majlinda Zeka me të cilën ka edhe një djalë, Roanin. Së fundi të dy janë përplasur publikisht lidhur me djalin dhe për kohën që ai kalon me të.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment