Politike

Me kë e ka Basha?/ “Ndonjëherë ma thonë me kunj”, kryedemokrati zbardh prapaskenat: Shumica më komplimentojnë që jam europian

I ftuar në studion e “Opinion”, Basha tha se sjellja e tij europiane do të jetë realiteti i insitucioneve të së nesërmes.
Featured image of article: Me kë e ka Basha?/ “Ndonjëherë ma thonë me kunj”, kryedemokrati zbardh prapaskenat: Shumica më komplimentojnë që jam europian Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se shumë persona e komplimentojnë për sjelljen e tij europian, ndërsa të tjerë ja thonë me kunj.

I ftuar në studion e “Opinion”, Basha tha se sjellja e tij europiane do të jetë realiteti i insitucioneve të së nesërmes.

“Dy gjëra do të ndryshojnë. E para institucionet do të fillojnë të funksionojnë ndryshe. Nuk do të ketë përqëndrim të pushtetit si me Edi Ramën. Ajo që sot çdokush e dallon dhe që ma thotë, shumica ma thonë për kompliment, ka ndonjë që mendon se ma thotë me kunj që “je tepër europian”, ajo do të jetë realitet në institucionet e nesërme,”- tha Basha.

Po me kë ta ketë vallë kryedemokrati?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm pak ditë më parë, ishte kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, ajo që e konsideroi shumë europiane sjelljen e Bashës. E ftuar në studion e “Open”, Kryemadhi tha se ata të dy i bashkon i njëjti synim, pavarësisht mënyrës së të shprehurit.

“Jemi dy tipa të kundër. Por kemi një objektiv të përbashkët. Unë vrapoj më shpejt më harbute, ai është më evropian. Unë them ta ha veshin…ai thotë se kushtetuta se kështu se ashtu… Na kompleton Dash Shehi, Nard Ndoka… Kështu!”- tha Kryemadhi.

Ta ketë vallë me Kryemadhin?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment