Politike

“Më kanë rrahur mua në zyrën time?”, gazetari ja thotë troç Dakos: Kur të dalin videot do thuash po (Video)

Kryebashkiaku i Durrësit ka replikuar me gazetarin Basir Çollaku në lidhje me kërcënimet që marrin punonjësit e shtetit nga bandat në qytete të ndryshme
Featured image of article: “Më kanë rrahur mua në zyrën time?”, gazetari ja thotë troç Dakos: Kur të dalin videot do thuash po (Video) Vangjush Dako, gazetari Basir Çollaku dhe Mark Marku

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako ka replikuar me gazetarin Basir Çollaku dhe analistin Mark Marku.

I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kaluar në lidhje me përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild, Dako ka mohuar të ketë folur me Astrit Avylajn në mesazhet e përgjuara.

Nga ana tjetër analisti Mark Marku tha se në Shqipëri bandat komandojnë zyrat e Bashkive dhe janë futur dhe kanë rrahur zyrtarë të shumtë.

Këtu nisi përplasja me Dakon dhe gazetarin Basir Çollaku, që tha se ka dhe video ku zyrtarët e bashkive dhunohen nga bandat.

Kryebashkiaku i Durrësit tha se në Shijak dhe në qytetin e tij kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë, ndërkohë që Çollaku këmbëngulte se për këto gjëra ka edhe video.

Pjesë nga bisedat në studio

Mark Marku: Kjo gjë ka ndodhur në gjithë Shqipërinë dhe në Durrës është kapur.

Kemi arritur në një pikë që këta nuk e kuptojnë se çfarë kanë bërë.

Këta këtë e quajnë normalitet. Pra për këta normaliteti politik është që të të përfshirë grupet dhe bandat në zgjedhje, të marrësh, të tërheqin prej hunde ta.

Vangjush Dako: Po jo more se nuk kanë shkelur ligjin more, kanë kërcënuar dikë?  Një bandë kërcënon, ka kërcënuar dikë?

Mark Marku:  Unë di raste që këta kanë hyrë nëpër zyra dhe kanë rrahur kryetarët e bashkive sepse u kanë kërkuar shpërblime.

Vangjush Dako: s’ka mundësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Basir Çollaku: Ka mundësi se dimë dhe raste ka dhe video.

Vangjush Dako: Me video në Durrës dhe Shijak? Në dy bashkitë nuk ka ndodhur.

Basir Çollaku: Kur të dalin videot do thuash po.

Mark Marku:  Kjo ka dal në Durrës, ka shenja edhe që janë kapur në Dibër.

Vangjush Dako: Ku në Durrës more, më kanë rrahur mua në zyrën time? Besoni Saliun ju?!

Mark Marku:  s’po them për ty…

Vangjush Dako: Se po thoni që do dal një video që kanë rrahur Vangjushin në Durrës.

Basir Çollaku: Këtë e dini ju.

Vangjush Dako: Po po këtë e dini ju…

Mark Marku: Se ky muhabet është bërë si ajo fabula kizene, që kur të arrish në shtëoi rrife gruan se po se dite ti e di gruaja…

(f.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment